Obama qan gjatë lamtumirës!

Botë/Rajon

fdvdfvdvvdvd

Presidenti Obama e ka pranuar se ka qarë gjatë përshëndetjes në darkën e fundit me stafin e tij dhe sqaroi se do të mund të rizgjidhej për president nëse do të të konkuronte sërish.

“Unë jam i bindur në këtë vizion, sepse unë jam i bindur se nëse unë do të kisha konkuruar dhe do ta kisha artikuluar mire atë, mendoj se mund të kisha mobilizuar shumicën e popullit amerikan për ta ndjekur”, tha Obama në një intervistë për “The Axe Files”.

“Unë e di se në bisedat që kam pasur me njerëzit në vend, por qoftë edhe me njerëzit që nuk janë pajtuar me mua, do të thoshin: “Vizioni, drejtimi të cilin e keni pasur, është i duhuri”, tha presidenti në largim.

Duke reflektuar për presidencën e tij, Obama tha se është inspiruar nga “zemra” dhe “ideali” i stafit të tij.

“Ne e kemi pasur darkën me stafin…Kalova plot katër minuta me shami në dorë”, theksoi ai.

Obama tha se ndjehet sikur “grupi” po thyhet, por ai dëshiron t’ua kushtoje post-presidencën e tij rritjes së “talentit” dhe vizionit që filloi në dy mandatet e tij si president i Shteteve të Bashkuara.

“Në përgjithësi, ky vend asnjëherë nuk u perbuz”, tha ai  duke vlerësuar ndihmësit e shumtë që i kishte pasur gjatë këtyre viteve.

Pasi të lërë Shtëpinë e Bardhë, Obama do të shkojë me gruan e tij, Michelle për pushime.

fcewfwfww