Obama kërkon më shumë kompetenca kundër ISIS

Botë/Rajon

v 1Presidenti amerikan Obama takohet me udhëheqës të Kongresit lidhur me planet legjislative dhe thotë se kërkon prej tyre autorizim specifik për goditjet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, raporton VOA.

Kur Obama njoftoi fillimisht fushatën ajrore kundër kryengritësve në shtator, ai shfrytëzoi lejen e Kongresit që kishte përdorur Presidenti George Bush mbi 10 vjet më parë për të goditur al-Qaidën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Por zoti Obama tha se ka ardhur koha për t’u dhënë formën e duhur operacioneve dhe se autorizimi duhet të rishikohet për t’iu përshtatur luftimeve aktuale. Ai tha se ushtria amerikane ka nevojë për mbështetje si nga Shtëpia e Bardhë, ashtu edhe nga Kongresi.