Për shumicën e vendeve, data e miratuar e flamurit të tyre është e qartë, por ka vende për të cilat është ende e diskutueshme. Data e saktë ose viti i miratimit të flamurit të secilit vend është i panjohur, por nga kërkimet e bëra këto janë pesë flamujt më të vjetër në botë
1 – Flamuri i Skocisë (832)
Flamuri i Skocisë daton nga viti 832 pas Krishtit, gjatë një lufte të zhvilluar në Epokën e Errët. Njihet si flamuri më i vjetër në Europë. Sipas traditës, flamuri përfaqëson Shën Andreun, që mendohet të jetë kryqëzuar në një kryq si ai në flamurin e Skocisë.
2 – Flamuri i Austrisë (1230)
Flamuri i Austrisë mban tre vija horizontale, 2 të kuqe e 1 të bardhë. Dizajni është i bazuar në stemën e dinastisë Badenberg, dhe flamuri i parë ishte ngjyrë portokalli, bardhë dhe blu. Sipas legjendës, flamuri u shpik nga Duka Leopold i Austrisë pas luftimeve gjatë rrethimit të Akrës. Gjatë një luftimi ai ishte i mbushur me gjak dhe rrobat e tij ishin të bardha dhe nga këtu besohet të jenë marrë ngjyrat.
3 – Flamuri i Letonisë (1280)
Një nga flamujt më të vjetër në botë, flamuri i Letonisë u përmend për herë të parë në vitin 1280 në një kronikë mesjetare të quajtur Kronika e rimuar e Letonisë. Kronika përmban një standard të kuq me një shirit të bardhë që përdorej nga fiset letoneze. Legjenda i referohet një udhëheqësi të plagosur për vdekje nga fiset letoneze të mbuluar me çarçaf të bardhë. Pjesa e çarçafit ku ishte mbuluar ai qëndroi e kuqe nga gjaku. Prandaj u morën këto ngjyra që flamuri ka sot
4 – Flamuri i Danimarkës (1307)
E njohur si “Dannerbrog” ose “pëlhura daneze” në Danimarkë, dizajni aktual me kryqin e bardhë skandinav në një sfond të kuq u adoptua zyrtarisht në vitin 1307 ose më herët. Flamuri danez mban rekordin botëror të Ginesit për flamurin më të vjetër kombëtar të përdorur vazhdimisht. Sipas legjendës, flamuri erdhi gjatë një beteje në vitin 1219 kundër estonezëve.
5 – Flamuri i Shqipërisë (1443)
Flamuri shqiptar përbëhet nga një sfond i kuq, me një shqiponjë dykrenare në mes. E para herë kur u përmend flamuri shqiptar ishte 28 nëntor 1443 kur Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin në kalanë e Krujës në kundërshtim me turqit që sundonin vendin në atë kohë. Shqiponja dykrenare u mor nga Perandoria Bizantine. Simboli i shqiponjës u përdor edhe nga nacionalistët shqiptarë gjatë fundit të shekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20 si simbol i fushatës së tyre për pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Më 28 nëntor 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe flamuri u miratua zyrtarisht