Sipas Revistës Time, njeriu i vitit është presidenti Donald Trump. Revista përmend si motivacion ndikimin që “për mirë apo për keq” ai pati gjatë gjithë vitit 2016.
Në një intervistë telefonike që dha për programin “Today” të rrjetit NBC, zoti Trump e quajti këtë “një nder të madh”.
“Është një revistë shumë e rëndësishme dhe jam me shumë fat që kam qenë shumë herë në kopertinën e saj këtë vit,” tha zoti Trump.
Një vit më parë, këtë titull e mori kancelarja Angela Merkel ndërsa këtë vit, Trump mposhti 10 konkurrentë të tjerë, përfshirë edhe Hillary Clinton, e cila zuri vendin e dytë.