Gazeta “The Wall Street Journal” raporton se autoritetet amerikane janë duke hetuar një anëtar të rrethit të brendshëm të Presidentit rus, Vladimir Putin, për pastrim të parave.
Sipas gazetës, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara dhe prokurorët shtetërorë të Nju Jorkut janë duke hetuar nëse miliarderi rus, Gennady Timchenko, ka transferuar fonde, që rrjedhin nga marrëveshje të dyshuara për korrupsion në Rusi, përmes sistemit financiar të SHBA-së.
Timchenko ka qenë në mesin e biznesmenëve të parë të rrethit të brendshëm të Putinit që është goditur nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara në muajin mars, për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës.