Një paketë cigare do të kushtojë 45 dollarë

Botë/Rajon

tumblr_static_tumblr_static__640.jpg

Çmimi i pakete cigare mund të shkojë në 45 dollarë pas propozimit për rritjen e taksave, një nismë e koalicionit në pushtet në Australi. Akciza e duhanit pritet të rritet me 12.5 përqind mes viteve 2017-2020 në këtë vend.

Taksa e propozuar është mbështetur gjerësisht nga mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë.OBSH-ja ka rekomanduar rritjen me 70% të akcizës për një paketë të vetme, një propozim ky që ka gjetur mbështetje më shumë te ministrat e Shëndetësisë se te ata të Financave.

Çmimi i një pakete cigare në Australi është aktualisht 13-15 paund, ndërsa në Britaninë e madhe mesatarisht 8 paund. Ndryshimi i nivelit të akcizës për duhanin shihet një mënyrë efektive për të reduktuar duhanpirjen, e cila në dy dekadat e fundit është bërë shkak për një numër të madh vdekjesh.

/ Shekulli Online/