Nisin festimet tri ditore për rënien e Murit të Berlinit

Botë/Rajon

muriNë Gjermani nisimin festuimet tri ditore në shënim të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e rritur në Gjermaninë lindore komuniste, do të drejtojë ceremonitë përkujtimore për ata që u vranë duke u përpjekur që të largohen nga shteti shtypës, njofton REL.

Merkel, 60-vjeçare, ka thënë se “kurrë nuk do ta harrojë këtë ditë”, për të cilën është dashur që të presë plot 35 vjet.

Festimet do të përfundojë me një festival gjigant në Berlin më 9 nëntor, kur edhe saktësisht shënohet 25-vjetori, i rënies së Murit të Berlinit.

Yje të muzikës rock dhe aktivistë veteranë të lirisë do t’i bashkohen turmës, që pritët të numërojë me miliona pjesëmarrës.