Adam LeWinter dhe regjisori Jeff Orlowski xhiruan një shkëputje historike të akullnajës Ilulisat të Grenlandës perëndimore me madhësine e qytetit të New York-ut.
Shkëputja zgjati plot 75 minuta dhe në fund, akullnaja e gjerë gati 5 kilometra zhvendoset për një kilometër.
Lartësia e akullit është më shumë se 900 metra, rreth 100 metra mbi ujë dhe pjesa tjetër nën të.
Ky xhirim ishte pjesë e filmit dokumentar “Chasing Ice”, i cili fitoi më shumë se 30 çmime në festivale rreth botës, përfshirë edhe çmimin “Excellence in Cinematography” në Sundance Film Festival të vitit 2012.