Ndërron jetë stilistja e famshme! Dallohej për punimet me dorë

Botë/Rajon

 

hhiohpuuih

Mbretëresha e punimit me dorë ndërroi jetë. Stilistja franceze me famë botërore Sonia Rykiel u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare pas një lufte të gjatë kundër sëmundjes Parkinson.

Rykiel, e cila mbante nofkën “Mbretëresha e Trikotazhit” falë dizajneve të saj unike, u shua gjatë orëve të para të së enjtes. E bija Nathalie Rykiel, e cila mban rolin e drejtores artistike të markës njoftoi: “Mamaja ime vdiq sot në mëngjes në orën 05:00 në shtëpinë e saj në Paris, si pasojë e sëmundjes së Parkinsonit”.

Nëna ia besoi asaj markën që prej marsit të vitit 2001. E shkëlqyera dhe revolucionarja Sonia Rykiel nisi karrierën e saj në vitin 1962, me krijimin e një pulovër pas trupit të punuar me dorë, shumë femërore, që mund të përcaktohet si shenja e stilit të saj të lirë. Ishte viti 1968 kur stilistja hapi butikun e parë në rrugën Grenelle.

Në 2012-n, stilistja rrëfeu se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje 15 vite më parë. E lindur në Paris, Rykiel u shndërrua në një emër vendimtar në modën franceze. Disa prej klientëve të saj të hershme kanë qenë Brigitte Bardot, Catherine Deneuve dhe Audrey Hepburn.