Qëndrimi si pjesë e Bashkimit Europian do t’i sigurojë Britanisë të qenit një shtet i begatë dhe ekonomikisht i suksesshëm. Ky është mendimi i Kancelares gjermane, Angela Merkel, i shprehur këtë të premte, teksa udhëheqja gjermane ka shtuar se mes të tjerash, edhe marrëveshja për tregti të lirë mes SHBA-ve dhe BE-së do të sjellë të tjera përfitime. “Ne duhet ta themi realisht se, cilat avantazhe të siguron anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe cilat avantazhe të ofron Partneriteti për Investime dhe Tregti Transatlantike, ndaj dhe ajo që është në tryezën e negociimeve aktualisht është gjithashtu tepër e qartë”, tha Merkel. “Kushdo mund ta tregojë këtë nga perspektiva e tij. Unë e them nga pikëpamja ime. Ne duam një Britani të begatë dhe tepër të fortë ekonomikisht, brenda Bashkimit Europian”, shtoi kancelarja, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin letonez, Maris Kucinskis.
Edhe udhëheqësi i Letonisë deklaroi se, shpresonte që referendumi, që do të zhvillohet në qershor mbi qëndrimin ose jo të Britanisë në BE, të mos e dobësonte bllokun 28-anëtarësh. Qëndrimi i përsëritur i Merkelit vjen gjithashtu pas vizitave të Presidentit amerikan, Barack Obama, të zhvilluara në Londër e Berlin, nga ku theksoi si të një rëndësie të veçantë faktin që Europa duhet të qëndrojë e bashkuar, pasi vetëm kështu mund të bëhen përparime të mëdha, siç edhe janë bërë deri më tani që prej Luftës së Dytë
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)