Mediat “kryqëzojnë” UEFA-n për vendimin skandaloz

Botë/Rajon

 

gazeta-450x300Me shpërblimin e Serbisë në turpin e Beogradit, UEFA ka humbur shansin të dërgojë një mesazh të qartë kundër dhunës dhe racizmit në futboll. Kështu shkruan Gazeta zvicerane “Tages Anzeiger”, në një shkrim të gjatë të saj. E përditshmja zvicerane flet me tone mjaft të ashpra ndaj komisionit të disiplinës dhe UEFA-s, duke thënë se i ka dhënë të drejtë vendit organizator.

“Ky është një vendim vështirë i kuptueshëm dhe është vështirë të kalohet. Si është e mundur që instancës më te lartë te futbollit në Europë t’i shkojë mendja që Federatën Serbe të Futbollit ta shpërblejë me fitore 3:0 për ndeshjen skandaloze kundër Shqipërisë, për turpin e Beogradit?”
Gazeta zvicerane evidenton faktin se një tifoz i përjashtuar për të qenë i pranishëm në stadium, si Ivan Bogdanov, ndodhej në fushë. Ajo shkon më tej kur thekson se me këto prova, UEFA ka patur argument dhe për ta përjashtuar Serbinë nga kompeticioni.

“Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka mundur ta përjashtojë kombëtaren serbe për pjesën e mbetur të ndeshjeve kualifikuese për ne Kampionatin Europian. Baza për këtë ka ekzistuar edhe për shkak të incidenteve para katër vitesh mes Italisë dhe Serbisë. Por, UEFA vendosi kundër kësaj dhe u tregua e mëshirshme. Kështu u humb shansi që të dërgohet një sinjal te qartë”.

Vendimi i UEFA-s u pasqyrua edhe në mediat e tjera prestigjiozja BBC thekson se pas pezullimit të ndeshjes nga arbitri Martin Atkinson në minutën e 41, UEFA konfirmon se kombëtarja shqiptare ka braktisur ndeshjen pas një shtyrje prej gati 30 minuta. BBC evidenton faktin se Shqipëria luajti në këtë ndeshje pa tifozë. Ndërkohë agjencitë “Yahoo”, “AFP” dhe “Asociated Press” vene theksin te apelimi i vendimit që do të bëhet nga Federata Shqiptare e Futbollit. “AFP”, citon dhe reagimin e teknikut te kuq e zinjve De Biasi se vendimi i UEFA-s i rrëmbeu Shqipërisë dhe atë qe meritonte.