Gjithmonë ka pasur shumë kuriozitet sa i përket faktit se çfarë mban Mbretëresha Elizabeth II në kuletën e saj. Kjo enigmë tashmë u zgjidh. Historiani mbretëror Sally Bedell Smith ka treguar se mbretëresha mban në kuletë një pasqyrë, buzëkuq, stilolaps, tablet nenexhiku, syzet e diellit ose të leximit.
Por jo vetëm kaq, sipas tij Mbretëresha Elizabeth përdor kuletën për t’i dërguar sinjale sekrete stafit të saj. Për shembull, në qoftë se ajo është duke biseduar me dikë dhe lëviz kuletën sa në një dorë në tjetrën është një sinjal që i tregon stafit se është e gatshme të përfundojë bisedën. Dhe në këtë rast një pjesëtar i stafit vjen dhe thotë: “Zonja mbretëreshë u gëzua shumë që u njohët”.
Në qoftë se ajo e vë kuletën e saj në tryezë teksa hanë darkë do të thotë se dëshiron që darka të mbarojë për 5 minuta. Në qoftë se e vë kuletën në dysheme tregon se dikush duhet ta shpëtojë nga ajo bisedë.
E nga të gjitha këto, gjesti më dramatik është rrotullimi i unazës, kur mbretëresha tregon se ka nevojë për shpëtim të menjëhershëm.
Burimi: Blitz.al