Mbante një kalë në ballkon, në gjyq italiani

Botë/Rajon

frgrg.jpg

Një 41-vjeçar italian do të dalë para gjyqit pasi mbante në ballkonin e apartamentit një… kalë.Burri nga qyteza Pagani, në provincën e Salernos, duhet të përgjigjet për akuzat për keqtrajtim dhe braktisje të kafshëve.

Pronari i kalit akuzohet edhe për përndjekje, kërcënime, fyerje dhe veprime të turpshme ndaj disa prej fqinjëve të vet, mes të cilëve një e moshuar të cilës i akuzuari i kërkonte para.Po ashtu 41-vjeçari ka dëmtuar makinën e një çifti që kishte shprehur pakënaqësi për praninë e kalit në ballkon. /Shekulli/