Dy ish-murgesha të cilat ranë në dashuri gjatë një misioni do martohen së shpejti në Itali.
Gratë me emrin Frederica nga Italia dhe Isabel nga Amerika e Jugut, kanë qenë bashkë për tre vjet dhe është hera e parë që një çift i të njëjtit seks do kurorëzohet në Itali. Çifti u njoh kur ishin të dyja murgesha në urdhrin Françeskan, emër i vënë pas Papës Francis së Asizit.
Por që të realizojnë martesën e tyre, të dyja gratë duhet të hyjnë në procesin formal të prerjes së lidhëseve të tyre me kishën katolike të Vatikanit.