Ditët e fundit është përfolur se themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka ndër mend të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas spekulimeve thuhet se Zuckerberg po përgatitet për të hyrë në jetën politike si dhe këtë e shef si sfidë kundrejt Donald Trump.
Megjithatë, i pyetur nga BuzzFeed lidhur me këto thashetheme, Zuckerberg ka thënë se nuk ka asnjë ambicie politike.
“Jam i fokusuar në ndërtimin e komunitetit tonë në Facebook dhe duke punuar me iniciativën Chan Zuckerberg”- ka thënë ai.
Kjo është konfirmuar edhe nga një burim i afërt pranë 32 vjeçarit.
Turi i tij nëpër ShBA dhe komentet politike të bëra së fundi ka qenë burim spekulimesh se një ditë Zuckerberg mund të ishte president i Shteteve të Bashkuara.