Legard: Greqia? Kriza vijon…

Botë/Rajon

art-Lagarde-620x349-300x168

 

Faza e dytë e bisedimeve mes Greqisë dhe Trojkës (FMN, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian) do të jetë më e ndërlikuar nga sa pritej. Kjo pasi drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Legard tha se Greqia duhet të ruajë vijën e shpëtimit me FMN-në, në kohën kur kryeministri Antonis Samaras është shprehur se vendi mund t’i plotësojë vetë nevojat financiare.
Duke folur gjatë një aktiviteti vjetor të FMN-së në Uashington, Legard pranoi dëshirën e zyrtarëve grekë që të dalin më shpejt nga programi i huave të marra nga trojka. Por sipas saj, shteti grek ka ende nevojë për ndihmë.