Një tren i udhëtarëve është përplasur sot brenda një stacioni në Hoboken, New Jersey të Shteteve të Bashkuara.
Mediat lokale raportojnë se deri në 100 persona mund të jenë lënduar dhe plot të tjera janë te bllokuar.
Një shef i policisë ka thënë për NBC se ka shumë viktima.
Fotografi nga vendi i ngjarjes shfaqin shumë dëme në stacion.Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.