Kur aksidentin e shkakton vetë policia

Botë/Rajon

trgge.jpg

Një incident në rrugë, në të cilin është përfshirë makina e policisë, ka bllokuar trafikun sot në qendër të Milanos. Incidenti është regjistruar para teatrit “Scala”, ku një makinë e policisë ka mbetur e bllokuar mes dy tramvajeve.

Dinamika e aksidentit nuk është sqaruar ende, por mendohet se shkak është bërë manovra e vonuar ose bllokimi i timonit, çka nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të makinës të shmangë dy mjetet e transportit publik.

Makina e policisë ka mbetur mes dy tramvajeve, të cilët kanë dalë nga binarët për shkak të përplasjes. Qindra njerëz janë mbledhur në shesh për të parë këtë skenë të pazakontë.

Zona njihet për frekuentimin e lartë nga turistët. Fotot e aksidentit kanë përfunduar menjëherë në rrjetet sociale. /Shekulli/