Stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania, dyshon se kanë kuruar një pacientë me simptoma të virusit Ebola. Agjencia Kosovapress raporton se ky pacient është kthyer para tri ditësh në Kosovë nga Haxhi. I semuri kishte shkuar në Qendrën Emergjente në QKUK, mirëpo aty kishte marrë vetëm një infuzion, ndërsa sot është lajmëruar në këtë qendër të Mjekësisë Familjare. Pacienti, siç raportohet, ka patur dhimbje barku dhe ndjesi të vjelli, që janë shenja të Ebolës. Drejtori i kësaj qendre, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.