Ajo rikthehet sërisht në vëmendjen e medias. Linda Halimi ka një surprizë për gjithë adhuruesit e saj. Linda ka konfirmuar lajmin se do të jetë në kopertinën e parë të revistës “People”. Ajo vjen në faqen e parë të kësaj reviste si shembull për transformimin e saj fizik. Falë ushtrimeve dhe stërvitjes sistematike Linda ka mundur të ketë një trup me linja perfekte. Halimi është bërë e njohur për publikun e huaj falë daljes së saj në “Amerikan Idol”.