Kina s’lëshon pe, dhunë ndaj tubuesve

Botë/Rajon

141013082435-hk-police-barricades-horizontal-gallery-450x300Ndonëse qindra mijëra qytetarë kanë pushtuar prej disa javësh rrugët e Hong Kongut, Pekini zyrtar jo vetëm që nuk ka ndërmend të do ndryshojë mendjen për zgjedhjet e 2017-es, por përdor dhe dhunë. Policia ka nisur largimin e disa barrikadave në rrugët kryesore të vendit, duke u konfrontuar fizikisht me tubuesit.

Megjithatë përdorimi i forcës nuk është shtrirë në gjithë territorin e vendit. Dhuna u paralajmërua më herët nga shefi ekzekutiv i Hong Kongut, CY Leung. Ai ka thënë se protestat kanë dalë jashtë kontrollit dhe nuk e ka përjashtur mundësinë e përdorimit të forcës për t’iu dhënë fund atyre. Kina ka lejuar zgjedhjet direkte në Hong Kong më 2017, por thotë se do të krijojë ajo listën e kandidatëve që do të zgjidhen.