Një aksident i rende ne veri te Greqisë u ka marre jetën te paktën katër personave, ndërsa mbi 20 te tjerë janë plagosur. Ne ketë ngjarje janë përfshire rreth 30 automjete. Aksidenti ndodhi ne rrugën Egnatia, ne piken qe lidhet qyteti i Verias me atë te Selanikut. Sipas mediave greke, nje pjese e madhe e te plagosurve ndodhen ne spital ne gjendje te rende për jetën. Aksidenti u shkaktua pasi nje trajler qe po ecte me shpejtësi te madhe goditi disa mjete te tjerë, duke shkaktuar përplasje ne efekt zinxhir. Shoferi i trajlerit u largua nga vendngjarja, por u arrestua me vone pranë Verias. Vizion plus ka mundur te siguroje disa pamje te situatës se krijuar, përmes filmimit me telefon.