Kandidatët presidencial amerika, miliarda dollarë për reklama

Botë/Rajon

largea_image-964960-galleryv9-clmv-9649601457435611.jpg

Rreth një miliardë dollarë kanë shpenzuar kandidatët presidencial amerikan në fushatën e tyre për reklamim. Infografiku vijues në botasot.info ju tregon sesa kanë harxhuar gjithsecili.

Fushata presidenciale amerikane është spektakulare dhe mbase më e shtrenjta e gjithë planetit. Në 2012 shpenzimet e përgjithshme të fushatës shkuan deri në 2.3 miliardë dollarë, ndërsa sivjet ka arritur deri në 1 miliardë dollarë. Në vijim kjo shifër mund të dyfishohet.

Sipas fondeve të dhëna për shpenzime spikasin ata të vetë kandidatëve (ngjyra e gjelbër), të personave privat që mbështesin ndonjë kandidat (vjollcë) dhe Super Pac’s ose fonde të tjera (e verdhë).

Jeb Bush i pari, ndjekur nga Clinton

Nga kandidatët e tanishëm më shumë ka shpenzuar kandidatja demokrate Hillary Clinton, plot 180 milion dollarë, nga persona privat, por edhe mbështetës tjerë. Nëse e krahasoni me kandidatin tjetër demokrat Bernie Sanders, ky i fundit ka harxhuar thuajse dyfish më pak.

Në kampin republikan më së tepërmi ka harxhuar Jeb Bush, vëllai i ish presidentit amerikan George Bush. Por përkundër shpenzimeve të majma ai ka humbur zgjedhjet. Më pas vijnë Ted Cruz (103m) dhe Marco Rubio(67.5). Shumë pas qëndron Donald Trump me rreth vetëm 18 milion dollarë, prej të cilëve rreth 7.5 nga personat privat.

Për më tepër mund të shikoni infografikun e Statista dhe Der Spiegel ku mund të krahasoni edhe shpenzimet e fushatave tjera presidenciale./Bota sot