Ja gjendja aktuale brenda Notre Dame në Paris

Botë/Rajon

Mbrëmjen e së henës, Katedrale Historike e Parisit është përfshirë në një valë flakësh, shkaqet e së cilës nuk janë ende të qarta. Edhe pse struktura e katedrales ka arritur të shpëtojë, dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha. Zjarrfikësit ia dolën ta shpëtonin nga djegia dy nga kullat kryesore të katedrales 850-vjeçare dhe strukturën shkëmbore të godinës.

Në një intervistë për mediet, presidenti i Francës, Emmanuel Macron e cilësoi ngjarjen tragjike, por evidentoi si shumë të rëndësishëm faktin që u shpëtua struktura e saj. “Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit” – tha ai.

Megjithatë, dëmet e shkaktuara brenda në katedrale janë të mëdha.

notre-dame-damage-inside.jpg

 

notre-dame-7-640x427.jpg

demaghes.jpg

Lexo gjithashtu: Nuk u dogj vetëm Katedralja në Paris, një tjetër vend i shenjtë u përfshi dje nga flakëtNuk u dogj vetëm Katedralja në Paris, një tjetër vend i shenjtë u përfshi dje nga flakët