Izraeli: Britania njohu Palestinën? Po minon paqen

Botë/Rajon

78201630 78201629-450x300

 

Izraeli ka thënë se vota në Parlamentin britanik për të njohur shtetin palestinez, kërcënon procesin e paqes në Lindjen e Mesme. “Njohja e parakohshme ndërkombëtare dërgon mesazh shqetësues për udhëheqjen palestineze, se ajo mund të shmangë zgjedhjet e vështira që të dyja palët duhet t’i bëjnë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Izraelit. Ligjvënësit britanikë kanë votuar të hënën me shumicë dërrmuese në favor të njohjes së Palestinës si shtet.