Një vogëlushe 14 muajshe është shtruar në spitalin “Meyer” në Firence, ku mjekët kanë konstatuar një helmim nga kokaina dhe qetësuesit.
Vogëlushja nga zona e Lucchesia-s është shtruar në spital që prej të premtes, por mjekët thonë se gjendja e saj vijon të jetë kritike, raporton “ANSA”.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhet në terapi intensive, për shkak të gjendjes në të cilën ishte në momentin e mbërritjes.