Itali, shkon në 120 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti

Botë/Rajon

 

bdbfbb

Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballësh ka terrorizuar Italinë qëndrore në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave italiane numri i viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti ka shkuar në 120 mes tyre dhe shumë fëmijë. Rreth 100 persona të tjerë janë plagosur dhe rezultojnë 150 të zhdukur nën rrënoja. Me kalimin e orëve bilanci i viktimave rritet.

Zona e Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, dhe kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më. Ndër zonat e prekura rëndë janë dhe Açumoli e Arquata del Tronto.

Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 03:36 me epiqendër 2 km larg Açumoli.