Itali, shi e përmbytje në Xhenova

Botë/Rajon

ITA-1-450x300Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje dhe kaos në Xhenova, qytetin verior të Italisë.

Uji ka përfshirë sheshet e rrugët kryesore të qytetit, pasi pesë lumenj kanë dalë nga shtrati. Për pasojë ka humbur i mbytur jetën një 57-vjeçar.
Sipas mediave italiane, qyteti vijon të jetë në gjendje alarmi, teksa reshjet nuk kanë pushuar. Reshjet e shumta kanë shkaktuar dëme masive. Shkollat dhe tregjet kryesore të qytetit u mbyllën.
Sakaq, në Itali ka shpërthyer debati për lajmërimin me vonesë të banorëve për përkeqësimin e kushteve atmosferike. Ndërsa kryeministri Renci, në një reagim për situatën, u ka premtuar mbështejte banorëve.