Drejtori i Europolit, Rob Wainwright, ka deklaruar se mund të priten të ndodhin sulme të mëdha terroriste në Evropë nga grupit xhihadist Shteti Islamik.
“Pritet që Shteti Islamik apo grupe tjera fetare të kryejnë sulme terroriste diku në Evropë, kurse cak i sulmeve do të jenë grupe të mëdha të civilëve”, ka shtuar Wainwright për të përditshmen zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”.
Sipas tij, Evropa aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh të terrorizmit në 10 vitet e fundit.
Ai ka shtuar se sulmet nuk do t’i kryejnë vetëm grupet, por edhe individë terroristë.
Ndërkaq, masat e sigurisë në Evropë, janë rritur që prej sulmeve terroriste të Shtetit Islamik në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.