Irani ka dënuar sulmin, i cili sipas policisë, është kryer nga një gjerman me prejardhje iraniane.
Sipas policisë gjermane, sulmuesi ishte i moshës 18 vjeçare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Iran, Bahram Ghasemi ka dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe “të pambrojtur”, dhe ka shprehur solidaritetin e Iranit me qeverinë gjermane dhe me familjet e viktimave, shkruan The Guardian.