Irak, sulm kamikaz në qytetin e çliruar

Botë/Rajon

irak-450x300Zyrtarët irakianë thonë se nga një sulm kamikaz në qytetin Jurf al Sakhar, janë vrarë së paku 11 vetë. Ka edhe burime të tjera ushtarake dhe të sigurisë, që thonë se numri i të vrarë mund të jetë edhe 27. Ndersa dhjetëra njerëz janë plagosur.

Agjencia Reuters, duke cituar burimet ushtarake dhe policore, njofton se viktimat janë pjesëtarë të grupeve shiite proqeveritare.

Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pasi forcat e sigurisë së Irakut i dëbuan militantët e Shtetit Islamik nga kjo hapësirë.

Ushtarët irakianë, të mbështetur nga milicitë shiite, dje rimorën kontrollin e qytetit, Jurf al-Sakhar, që ishte i pushtuar nga militantët e Shtetit Islamik, prej fundit të muajit korrik.

Ky qytet gjendet rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad.