Irak, kurdët kërkojnë armatim

Botë/Rajon

imagesForcat irakiane dhe ato kurde kanë marrë furnizime ushtarake nga aleatët dhe përforcime në njerëz të futur nga kufiri turk. Mirëpo ata kërkojnë më shumë për t’u përballur me militantët e Shtetit Islamik. Së fundmi, kurdët në Irak morën nën kontroll qytetin Makhmur. Por ata shprehen se kanë nevojë më shumë armë, pasi xhihadistët janë pajisur me mjete më të sofistikuara. “Ne kemi nevojë për anti-tankë. I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të na ndihmojë, sepse ne si kurdë po vetësakrifikohemi edhe për vendet e tjera të botës, në luftën kundër terrorizmit”, tha për Europës gjenerali Raed. Makhmuri, 100 kilometra në jug të qyteteve veriore irakiane, Mosul dhe Irbil, ka shërbyer si vijë fronti në betejën e kurdëve ndaj ISIS. Kurdët e njohur si Peshmerga janë të vendosur për të ndaluar përparimin e ekstremistëve, që të mos marrin qytetin e Irbilit, që është kryeqendra e kurdëve në Irak. Deri më tani, vetëm Gjermania ka pajisur me armë mbi 10 mijë luftëtarë kurdë, duke shpenzuar 70 milionë Euro. Armë në Irak ka dërguar edhe vendi ynë.