I vdes gjyshja teksa e shikonte garimin.

Botë/Rajon

ngritesi 1470745872 6217635

Peshëngritësi tajlandez, Sinphet Kruithong doli i treti në kategorinë e meshkujve deri në 56 kilogramë në Olimpiadën në Rio.

Por, pak para se ta festonte arritjen e tij, gjyshja e tij, 82-vjeç nderroi jete teksa ishte duke ndjekur garën. Fshatarët në veri-lindje të Tajlandës festuan arritjen e Kruithong, por atmosfera ndryshoi papritmas.

Ajo u dërgua në spital ku fatkeqësisht u shpall e vdekur. Por, ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së saj.

“Dyshimet fillestare na bëjnë të mendojmë se ajo vdiq nga nje atak në zemër, por duhet të presim rezultatet e spitalit”, tha një polic nga Surin, Somwang Prangprakoan për agjencinë e lajmeve “AFP”.
“Nuk jam i sigurt nëse ajo e kishte nga emocionet, ose ndoshta ishte e sëmurë”, u shpreh ai.

Tifozët kanë shprehur ngushëllimet tek Kruithong dhe familja e tij.