“Halloween” përgjak Chicagon, të paktën 10 të vdekur dhe 40 të plagosur

Botë/Rajon

hall

Festa e “Halloween” ka përgjakur qytetin amerikan të Chicagos.

Të paktën 10 persona të vrarë ndërsa 39 persona të tjerë janë plagosur rëndë gjatë fundjavës në qytetin që vendoset në krye të listës së qyteteve të Amerikës për shkallën më të lartë të krimit.

Chicago ishte vendi i disa incidenteve në rrugë, në bare e klube, dhe në disa qendra të tjera të frekuentuara në masë nga njerëzit, njofton “Chicago Tribune”.

Autoritetet kanë deklaruar se nuk ka asnjë përmirësim edhe pse janë marrë masa të shumta sigurie.

Që nga fillimi i këtij viti deri në fund të shtatorit, raportohet se në Chicago janë vrarë më shumë se 600 persona.