Partitë politike kanë ndezur motorët. BDI graviton në Maqedoni, PDSh ende nuk ka dalë në terren, BESA në Maqedoni dhe jashtë nëpër diasporë, ‘Aleanca për Shqiptarët’ e përbërë nga LR-PDSh dhe RDK është orientuar kah Gjermania, Austria dhe Zvicra, njofton Telegrafi.
Dje ‘Aleanca për Shqiptarët’ ka filluar takimet në Gjermani dhe ka biseduar me mërgimtarët për problemet e shqiptarëve në Maqedoni. ‘Takimi është fillim i dialogut të hapur me diasporën shqiptare, në mënyrë që të dëgjohen kërkesat e tyre dhe të gjindet rrugëzgjidhje. Ziadin Sela dhe Vesel Memedi kanë bashkëbiseduar sonte me bashkatdhetarët në Gjermani rreth pyetjeve të ndryshme, ndërsa është theksuar se edhe gjatë kësaj periudhe Aleanca për Shqiptarët është përpjekur të rrisë ndikimin e diasporës përmes propozimeve konkrete për ndryshime në Kodin Zgjedhor.’ thuhet në komunikatën e lëshuar nga LR-PDSh./Telegrafi/