Ka një arsye përse lajmet janë më të anshme, se sa kanë qenë dikur: Facebooku. Një e treta e gjithë amerikanëve dhe dy të tretat e të lindurve pas vitit 2000 i marrin lajmet nga Newsfeed-i në Facebook-un e tyre. Kjo do të thotë që, nëse një artikull nuk bëhet “share” në Facebook, një e treta e njerëzve nuk e shohin fare. Mund të keni vënë re se, debatet e ekuilibruar kanë prirjen të mos shfaqen fare në Newsfeed-in tuaj. Kjo ndodh për shkak se, studimet kanë treguar se njerëzit janë më të prirur të bëjnë “share” postime për të cilët kanë emocione të forta, se sa të mblidhen prapa një kauze të thjeshtë. Sa më i anuar të jetë një artikull, aq më shumë njerëz do e lexojnë, dhe këtë gjë, të gjithë portalet e informacionit e dinë. Kështu bëhen të mëdha burimet “e lajmeve”. Faqet e argëtimit, si Vox, Huffington Post, dhe Buzfeed News, të gjitha u bënë të mëdha përmes “share”-ve në Facebook. Ato kanë sukses për shkak se përgatisin materialet që ofrojnë, me qëllim që t’i shkojnë pas avazit algoritmit të Facebookut, duke i dhënë përparësi klikimeve dhe jo të vërtetës. Por kjo gjë shkon edhe pak më tej. Facebooku ndikon në mënyrë aktive në atë që njerëzit shohin në faqen e tyre. Ata punësojnë “kuratorë të lajmeve”, që vendosin se cilat lajme do jenë tendencë në faqe, dhe këta kuratorë nuk janë aspak të paanshëm.
Burimi: Bota.al