Sipas shifrave zyrtare të publikuara sot ShBA-ja ka kaluar Francën në vitin 2015 si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, hera e parë që prej viteve 1970.
“Në vitin 2015, të mira me një vlerë prej 173,2 miliardë euro u shkëmbyen mes Gjermanisë dhe SHBA-së eksporte-importe, që e bën ShBA-në partnerin kryesor tregtar të Gjermanisë, para Francës (170,1 miliardë euro) dhe Holandës (167,6 miliardë euro)”, thekson në një komunikatë Zyra Federale e Statistikave “Destatis”.
Por gjithashtu Gjermania ka eksportuar më shumë në SHBA në vitin 2015, Franca, klienti kryesor i produkteve gjermane që prej vitit 1961, ka kaluar në rang të dytë.
Ndërsa Gjermania ka importuar më shumë nga Kina, Franca është pozicionuar në vend të tretë pas Holandës.
Kjo vjen për shkak se vitin e kaluar, dobësia e euros përballë dollarit, që stimulon eksportet jashtë eurozonës, si dhe rikthimi i dinamizmit në ekonominë amerikane kanë stimuluar fuqishëm shkëmbimet mes Gjermanisë dhe ShBA-së.
Në të kundërt Gjermania mbetet partneri tregtar kryesor i Francës.