Egjipt: Planifikohet blerja e aeroplanëve nga Rusia

Botë/Rajon

largea_b3ddc326-7964-4113-8bd1-e371759ae37f_w1000_r1_s1454485052.jpg

 

Një kompani ajrore në Egjipt planifikon te blejë deri në 10 aeroplanë të prodhuar në Rusi, që duket se synon ripërtritjen e fluturimeve ndërmjet dy vendeve.Të gjitha fluturimet nga Rusia për në Egjipt ishin pezulluar pas rrëzimit të një aeroplani rus nga shpërthimi i bombës mbi gadishullin Sinai, më 31 tetor të vitit të kaluar, ne te cilin u vranë të 224 njerëzit në te ndodhur ne avion.Kompania private në Egjipt, Leisure Airlines, do t’i blejë së pari katër aeroplanë të tipit SSJ-100, me mundësi që më vonë të merren edhe gjashtë të tjerë, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar dje, kanë thënë zyrtarët rusë dhe egjiptianë.Ministri i aviacionit civil të Egjiptit, Hossam Kamal, tha se pret që vazhdimi i fluturimeve ruse të bëhet në gjysmën a parë të vitit.