Dhuna, serbet “shpikin” prova

Botë/Rajon

karaxhic-450x300Serbet vazhdojnë te kërkojnë prova qe mbështesin tezen e tyre madje nuk ngurojnë edhe te shpikin ngjarje qe nuk ekzistojnë. Kur duhen edhe pak dite ne vendimin e komisionit disiplinor te UEFA-s për sanksione te mundshme pas incidentit ne takimin Serbi-Shqipëri, presidenti i Federatës Serbe te Futbollit Tomislav Karaxhiç ka bere te ditur se asin nen mëngë për te treguar se ishin miqtë provokatoret ne stadiumin e Partizanit. Karaxhiç ka bere te ditur se Federata Serbe ka te filmuar provat qe futbollisti Taulant Xhaka merr sinjalin nga pankina kuqezi për te sulmuar Stafan Mitroviç ne momentin qe ky i fundit po ulte dronin. Kreu i Federatës Serbe bën te ditur se ka detaje interesante ne imazhet e filmit, ndërsa ajo qe mund te jete e veçante është nje plan i vetëm qe pritet te hyje ne relacionin qe do t’i dërgohet UEFA-s. Lojtari me numër 14 deklaron Karaxhiç shkon njëherë te pankina, dhe pasi merr instruksione atëherë shkon te debatoje me Mitroviç. Ne intervistën dhëne për “Informer”, presidenti i Federatës Serbe ka bere te ditur se do te dërgojnë te gjitha provat ne UEFA ne lidhje me çfarë ka ndodhur gjate dhe pas takimit. Sipas tij, droni me flamurin e Shqipërisë se Madhe ka shkaktuar acarim dhe ndërprerje te ndeshjes pasi ne te kundërt loja do te zhvillohej qetësisht dhe pa probleme. Karaxhiç e ka mbyllur intervistën me fjalët se ka folur me Mishel Platini i cili i ka bere te ditur se UEFA do te marre nje vendim te drejte.