Dhjetera termete shkundin Italine qendrore!

Botë/Rajon

14591641 822991564510556 8588550194455044089 n

Lëkundjet në Itali janë ripërsëritur vetëm 2 muaj pas atij në Amatriçe dhe zona të tjera në qendër të vendit, që la afro 300 njerëz të vdekur. Një tjetër tërmet i fuqishëm, këtë herë me magnitudë 6.1 ballë ka goditur Italinë rreth orës 21:18 të mbrëmjes së sotme, i cili është regjistruar në zonat e Peruxhias dhe në Macerata.

Kjo ishte lëkundja më e fortë sizmike e ditës së sotme me një total deri tani prej 33 tërmetesh nga 2.1 deri në 3.9 ballë të shkallës Rihter, sikurse evidentohet te të dhënat e shërbimit evropian sizmologjik EMSC.