Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt, nje prej zërave me te rendesishem te diplomacisë europiane, bën nje deklarate te forte sa i përket njohjes se pavarësisë se Kosovës dhe te drejtës se saj për t’u shkëputur nga Serbia, kjo ne lidhje edhe me nje deklarate qe sipas tij është bere nga presidenti rus Vladimir Putin. “Presidenti Putin, papritur ka deklaruar se Kosova ka te drejtën qe te shkëputet nga Serbia. Ai vetëm se harroi ta thoshte ketë ne paradën qe u mbajt ne Beograd”, shkruan Bildt ne rrjetin social “twitter”, duke i’u referuar vizitës se 10 ditëve me pare te putin ne Serbi. Mirëpo kryediplomati suedez nuk saktëson se kur është dhënë kjo deklarate nga Putin dhe se ne çfarë takimi.