Berluskoni nis punën në komunitet

Botë/Rajon

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka nisur punën në komunitet në azilin e pleqve “Cesano Boskone” në Milano. Kavalieri është pritur nga disa tubues, të cilët kanë brohoritur burg për Berluskonin, sapo 77-vjeçari ka zbritur nga makina e tij. Në këtë ditë të parë, kavalierit i janë prezantuar ambientet, ndërsa ai do të merret kryesisht me shërbimin e drekës, dhënien e ilaçeve si dhe do t’i kujtojë vazhdimisht atyre që kanë probleme me sklerozën, se janë ende duke ngrënë.

Puna në komunitet për Berluskonin nisi pasi gjykata e dënoi atë me 4 vjet burg lidhur me rastin “Mediaset”, që për shkak të moshës së tij është konvertuar në punën në komunitet. Këtë punë, Berluskoni do të kryejë për një vit rresht, nga katër orë në javë. Mediat italianë e kanë komentuar si një dënim simbolik që kërkon përuljen e kavalierit para shoqërisë italiane.