BE diskuton “Shengenin”

Botë/Rajon

germany-schengen-visa

 

 

Disa shtete të Bashkimit Europian planifikojnë zgjatjen për një periudhë dyvjeçare të kontrolleve kufitare, për të frenuar fluksin e refugjatëve nga vendet në krizë. Ky është pakti që është arritur në parim gjatë takimit të Ministrave të Brendshëm të BE-së në Amsterdam. Mes vendeve që kanë kërkuar rivendosjen e kontrolleve janë dhe Gjermania dhe Austria. Ato do të prezantojnë këtë pakt në Komisionin Evropian, i cili do të përgatisë bazën ligjore, ndërsa diskutimi do të shtrohet sërish në ne samitin e radhës, qe do te mbahet ne Bruksel muajin e ardhshëm. Me herët, mediat shkruajten per pezullimin e marrëveshjes per lëvizjen e lire për dy vjet nëse, nuk do te gjendet një zgjidhje, por Berlini e ka bere te qarte se shkatërrimi i Shengenit, do te përbente rrezik per Europen nga pikëpamja politike dhe ekonomike. Te njëjtin qëndrim kane mbajtur edhe krerët e Bashkimit Evropian, gjate deklaratave te tyre ditët e fundit.