Diplomatët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë njoftuan se do të marrin në konsideratë mbështetjen e krijimit të një zone tampon brenda Sirisë, për të forcuar kufirin turk kundër militantëve të Shtetit Islamik. Këta të fundit po luftojnë në Kobani, qytet pranë kufirit me Turqinë.
Për këtë çështje kanë folur të mërkurën në mbrëmje, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe sekretari i Jashtëm britanik Philip Hammond.
Zona tampon është kërkuar edhe nga Turqia, e cila planifikohet të bëhet nga ana e Sirisë, të përfshijë Kobanin dhe më tej. Qëllimi i saj është krijimi i një zone, pa forca të armatosura, zonë që nuk lejon depërtimin e forcave, dhe kështu mbron Turqinë, nga militantët e IS.
SHBA, megjithatë vazhdon që të kërkojë nga Turqia që të merr masa vepruese ndaj IS, të cilët po përpiqen që të marrin qytetin sirian Kobani,.
Për këtë çështje, të enjtën do të takohen zyrtarët amerikanë me ata të Ankarasë, për të vendosur rreth rolit të Turqisë në këtë luftë.