Akuzat e katolikëve në SHBA: “Ja si Obama shantazhoi Papën Ratzinger”.

Botë/Rajon

u2 papafr4 550x310

Në revistën “The Remnant”, të krishterët amerikanë i kërkojnë Presidentit Trump një hetim për lëvizjet e bëra nga ish-Presidenti Barack Obama, gjë e cila, sipas tyre ka ndikur në dorëheqjen e Papa Benediktit XVI.

“The Remnant”, me 20 janar, i është drejtuar me një letër të hapur Presidentit të ri amerikan, duke i kërkuar atij, të sqarojë levizjet e kryera nga Obama dhe rolin e tij në lidhje me vendimin e marrë nga Papa Benedikti i XVI, për të dalë në pension.

Letra është nënshkruar nga David Sonnier, ish-kolonel në SHBA, Christopher Ferrara, president i shoqatës së avokatëve katolikë amerikanë dhe Michael Matt, redaktor i “The Renmant”.

Pas publikimit të disa dokumentave nga WikiLeaks, thelbi i letrës, qëndron tek dyshimi se “ndryshimi i regjimit të Vatikanit”, është programruar nga amdministrata Obama. “Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Ky do të ishte një skandal”.

“Gjatë vitit të tretë të mandatit të parë të administratës Obama. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë, kanë propozuar një “revolucion katolik”, qëllimi i të cilit ishte ‘eliminimi’ i gjithë asaj që kishte mbetur në Kishën Katolike në Amerikë”, shkruhet në letër.

Dyshimet kanë ardhur nga një email që John Podesta, këshilltar i Clinton në atë kohë, i dërgoi Sandy Newman, drejtor i një reviste liberale. Në email-in e tij, Podesta, i shpjegon Newman-it se po përpiqet të realizojë një revolucion katolik (pranvera katolike) në Vatikan, i ngjashëm me ato që rrëzuan regjimet në Afrikën e Veriut.

Referuar nënshkruesve të letrës, zgjedhja e Papa Françeskut në krye të Kishës, do ndihmonte për t’i “dhënë një mbështetje shpirtërore agjendës ideologjike të të majtës radikale në botë”.

Gazeta “The Remnant”, pyet presidentin e SHBA-së Donald Trump të hapë një hetim për të shpjeguar se për çfarë arsye NSA ka vëzhguar konklavën që ka zgjedhur Papa Françeskun, për operacionet e fshehura të kryera nga qeveria e SHBA-së, për dorëheqjen e Benediktit të XVI, si dhe për realizimin e transaksioneve monetare, të pezulluara para se Ratzinger të jepte dorëheqjen.

Në dhjetor të vitit 2013, Deutsche Bank, mbyll bankomatët brenda Selisë së Shenjtë me arsyetimin e hetimeve të rregullave kundër pastrimit të parave. Por, një ditë më pas, pas dorëheqjes së Papës, banka dhe shteti i Vatikanit arritën të gjejnë një marrëveshje për rihapjen e tyre.

Si përfundim firmëtarët i kërkojnë Presidentit të qartësojë rolin e Podestës në atë që ai vetë do ta përcaktonte si “Pranvera Katolike”, çfarë influence ka patur financieri i George Soros, e nëse administrata e Obamës ka pasur në ndonjë mënyrë kontakt me atë që është quajtur “Mafia e San Gallo”.