Aktorja shpërthen ashpër ndaj Trump

Botë/Rajon

78900

Aktorja Jennifer Lawrence e cila ka pushtuar kohët e fundit mediat rozë për shkak të një romance të re dashurie, ka qënë një mbështetëse e fortë e Hilary Clinton.

Tashmë aktorja hollivudiane u ka bërë thirrje fansave, të bashkohen për të nxitur ndryshimet në muajt e parë të presidencës së Republikanëve.

Në një letër të publikuar nga wesite  “Broadly”, ajo shkruan: “A është kjo e vërteta e hidhur?

Nuk ka rëndësi se sa shumë punon apo se sa i kualifikuar je, në fund të fundit, ti nuk je një mashkull. A është kjo, ajo çfarë mësuam nga e gjitha?

Ky vend është ndërtuar nga emigrantët, por sot, të vetmit njerëz që ndihen të sigurt dhe që iu respektohen të drejtat është rraca e bardhë”.

Lidhur me protestat që kanë pushtuar gjithë vendin, ajo ka shkruar:

“Ne nuk duhet të fajesojmë askënd, nuk duhet të dalim rrugëve për të protestuar. Ne duhet të mendojmë fort dhe qartë se çfarë do të bëjmë tani, pasi ne nuk mund ta ndryshojmë të shkuarën”.

Jennifer gjithashtu iu ka bërë thirrje fansave për të mësuar mënyrat se si mund të mbrojnë planetin, femrat, emigrantet si edhe komunitetet e rracave të ndryshme, të cilat Trump i ka sulmuar gjatë fushatës së tij.

“Nuk di se çfarë do i thosha vajzës sime nëse do të isha në vendin tënd”, shkruan ndër të tjera Lawrence.