Adoleshentja britanike fiton betejën ligjore për t’u ngrirë, me shpresën se do ringjallet

Botë/Rajon

adoleshntja 1479550317 151770

Nje rast i pazakonte vjen nga Britania ku nje adoleshente 14 vjecare me inicialet J.S, e cila vuante nga nje forme e rralle kanceri, fitoi betejen ligjiore per t’u ngrire me metoden kriogjenike me shpresen se ne te ardhmen mund te rizgjohet e te kurohet.
“Me kerkuan te shpjegoj pse e dua kete gje te pazakonte.

Jam vetem 14 vjec dhe nuk dua te vdes, por e di se do vdes.

Mendoj se ruajtja e trupit ne menyren kriogjenike me jep nje shans per tu sheruar dhe zgjuar, edhe sikur te jete pas 100 vjetesh.

Nuk dua te me varrosin nen dhe.

Dua te jetoj me gjate dhe mendoj se ne te ardhmen mund te gjejne nje sherim per kancerin.

E dua kete shans. Kjo eshte deshira ime”, tha ajo.

Vajza vdiq disa jave me pare dhe trupi i saj mberriti ne SHBA, ku ndodhet instituti kriogjenik ne daten 25 tetor.

Gjysherit nga mamaja kane paguar 46,000 USD per proceduren qe do ta ruaje trupin e saj te ngrire per nje periudhe te pacaktuar kohe.

Nese zgjohet pas 200 vjetesh ne Amerike, ajo do jete vetem 14 vjece dhe pa asnjeri – ishte shqetesimi i te atit, i cili ne fund vendosi te respektoje deshirat e femijes.

Ky eshte rasti i pare qe nje gjykate e larte ne Britani dhe Uells vendos per nje ceshtje si kjo.

Shkenca kriogjenike eshte e debatueshme dhe e paprovuar, por kjo paciente nuk kishte c’te humbase.

Ajo do te jete pacienia numer 143 ne The Cryogenics Institue ne Michigan.