11 shtatori ishte dita kur mijëra e miliona amerikanë i drejtohen vendit ku kullat qëndronin apo varreve e memorialeve të atyre që humbën jetën nga rrëzimi i dy ndërtesave.
TIME ka sjellë edhe njëherë në vëmendje tragjedinë me anë të fotove më të bujshme nga 11 shtatori 2001. Paçka se të njohura gjerësisht janë ato që shfaqin dy kullat duke u rrëzuar apo duke u goditur nga aeroplanët, fotoja më dramatike është ajo e “Njeriut fluturues”. Kjo foto tregon një burrë që hidhet nga dritarja e Qendrës Tregtare Botërore për të shmangur shembjen saj.
Ajo është shkrepur nga Richard Drew dhe është gjithashtu një simbol i individualitetit kundër shembjes masive të qiellgërvishtësve.
Fotoja u publikua një ditë pas tragjedisë, por u hoq nga qarkullimi për shkak të ankesave nga lexues të ndryshëm. Edhe pse ka kaluar një dekadë e gjysmë, “Njeriu fluturues” është një nga fotografitë më të njohura mbi vdekjen e një njeriu.
Identiteti i burrit në foto është akoma i panjohur, por besohet se ai ka qenë një punonjës i restorantit të “Windows of the Wall” në kullën veriore.