Lajmi i mirë është se këtë vit do të mund të bëni plazh. Lajmi i keq është se ky duhet të jetë brenda Shqipërisë dhe se po merren disa masa strikte. Këtë gjë e ka thënë Blendi Klosi.
“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ata që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi”.
Por cilat do të jenë këto kushte?
1- “Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen janë bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona.
Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të ketë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.
2- Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe të jetë i trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë” – tha Klosi.