Pesë vjet më parë, Gates postoi në faqen e tij GatesNotes artikullin “Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.” Publikoi një op-ed në The New York Times me titull “Si ta luftojmë epideminë e rradhës.” Publikoi një artikull në New England Journal of Medicine: “Gates B. Epidemia e rradhës – mësime nga Ebola.” Dhe shkoi në Vankuver për të mbajtur një TED Talk. Titulli: “Pandemia e rradhës? Nuk jemi gati.”
Brenda të njëjtës ditë, në platforma të ndryshme, Gates dha të njëjtin mesazh: Gjasat janë që do të përballemi me një epidemi virale dhe s’do të jemi të përgatitur. Për shembull, ja si e nisi fjalimin e tij për TED.
“Kur isha i vogël, shqetësoheshim për luftën bërthamore.
Sot, nëse do të vriten 10 milionë njerëz, do të vriten prej një virusi tejet ngjitës. Nuk do të na vrasin predhat, por mikrobet.
Kemi investuar shifra të jashtëzakonshme për të parandaluar një luftë bërthamore, por aspak për të ndaluar epidemitë. Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.”